Si të krijojmë një faqe interneti
si te krijojme faqe interneti profesionale

Jeni të interesuar të dini si të krijojmë faqe interneti ose një blog apo edhe një gazetë profesionale online, por nuk dini gjuhët e programimit siq janë HTML, PHP apo ASP apo disa të tjera. Në internet shofim qindra faqe Shqiptare dhe milona faqe të huaja, mos mendoni se të gjithë këto persona janë webdesigner apo profesionista për të krijuar faqe ose blogje. Shumë nga ato i krijojnë duke paguar një profesionist të kesaj fushe dhe një pjesë tjetër ja dalin mbanë duke parë udhezime të ndryshe në internet dhe duke shfrytëzuar programet falas që jan vertet të pa fund.

Në vitet e përparshme ishte e vështirë të krijojë një faqe interneti, këtë gjë mund ta bënin vetëm profesionista që kishin studiuar gjuhët e programimit, ato fitonin shuma të mëdha parash duke krijuar faqe interneti të gjitha llojeve për klientat e tyre. Sot të krijosh një faqe interneti nuk është aq e vështirë sepse kemi programe të posacme dhe tutoriale të pa fund në internet, qoftë me shkrim apo me video. Atëherë si mund të krijojmë faqe interneti profesionale pa pasur njohuri të thella në këtë fushë, sigurisht duhet pak njohuri dhe ky artikull ju mundëson ta theni akullin e informacionit ndaj krijimit të faqeve të internetit, me siguri në qoftë se po lexoni pikerisht këtë artikull nuk dini gjuhet e programimit, ateherë gjëja më e thjeshtë është të përdorim programe të posacme.

Duhet të dini që ka disa mundësi të ndryshmë per të krijuar faqe interneti, ato janë të ndara në dy kategori, statike dhe dinamike. Cila është difernca? Statike është një tip faqeje e thjeshtë ku mund ta quajmë fikse, ajo mund të përdoret vetëm për të bërë një publicitet, ku mund të vendosni tekstin, fotot dhe të gjitha informacionet që ju interesojnë, kjo mund të jetë vetëm një faqe në HTML ku ne e krijojmë duke përdorur një piataformë të gatshme online ose një program në kompjuterin tonë që e pergatit faqen dhe krijon automatikisht kodin HTMl

Dinamike kjo mund të duket pak më e vështirë sepse programi nuk instalohet në kompjuter por direkt në host e faqes, për arsye se faqja dinamike mund ti bëjmë përditësime të ndryshme informacionesh, ajo mund të jetë një blog, gazetë, dyqan online, informacione ndeshjesh sportive, një website për informacionet e motit apo diqka tjetër. Tashmë hostet e mundësojnë instalimin e këtyre scripteve që quhen CMS në mënyre automatike duke zgjedhur atë që preferoni ju.

si te krijojme faqe interneti profesionale

Si të krijojmë një faqe interneti në mënyrë krejt të thjeshte. E para mundësi dhe më thjeshta është ajo ku mund të përdorim pitaforma të pergaditura në internet. Si funksionojnë faqet me piataforma të pergaditura. Këto tip faqesh krijohen thjesht duke u rregjistruar me anë të emailit ose ndërmjet një socialit falas ose me pagesë, pas regjistrimit keni mundësin të hyni ne panelin e administrimit ku mund të zgjedhni temen e përshtatshme për sitin tuaj, e gjithë puna është të ndërrojmë fotografitë dhe tekstin e gatshëm që janë të përgaditura në atë tip faqeje.

Disa nga piataformat që mundesojnë krijimin e website në mënyre të thjeshtë.

www.1and1.com Kjo piataforme është një ndër më të famshmet që mundëson krijimin e wesiteve në mënyrë të thjeshte duke ju ofruar qindra dhe mira tema të ndryshme, këtu mund të zgjidhni domainin poashtu dhe hostin.
www.wix.com Edhe kjo është një piataforme ndër më te famshmet per krijimin e faqeve në mënyrë të tjeshtë
Google Sites Me piataformen e google keni mundësi të krijoni faqen tuaj falas, në qoftë se dëshironi diqka më profesionale mund ta lidhni me një domain të përzgjedhur.
Si të krijojmë faqe interneti duke e përgaditur me një program që instalohet në kompjuter
Ueb sitin mund ta krijojmë dhe direkt nga kompjuteri jonë me disa programe të ndryshme që janë open source pra falas ose me programe më profesionale që janë me pagesë. Edhe kjo është një mënyrë e thjeshtë, sigurisht jo sa e para, vështirsia mund të jetë tek ngarkimi i faqes në host. Le të themi që kjo mëyre është të bejmë projektin në tavoline dhe pastaj ta vendosim në mure.

Ja disa nga programet për të krijua faqe ku mund ti instalojmë në kompjuter.

www.kompozer.net KompoZer është një ndër programet më të njhur per krijimin e uebsaiteve falas.
Amaya shum i perngjashem më kompozer një e ditor shum i mire dhe me opsione të thjeshta dhe ky është falas.
www.wysiwygwebbuilder.com WYSIWYG Web Builder është me pagesë dhe kushton rreth 40 euro, keni mundësin ta shkarkoni falas për një muaj dhe ta provoni. Me këtë program mund të krijoni faqe interneti profesionale ku mund të modifikoni ç’do milimeter të faqes me një mënyrë ekstreme thjeshtesie pa ditur gjuhët e programimit. Funksionet e WYSIWYG janë vërtet të shumta.
www.90secondwebsitebuilder.com 90 Second Website Builder është pothuajse i njëjti me Web Builder edhe ky me pagesë.
Në qoftë se e përgatisim faqen në kompjuterin tonë si pershembull me Photoshop ose me Microsoft Word apo disa programe të tjera që ju vendosa linkun më siper, ju duhet dhe një program i dytë që ngarkon faqen në host, pra puna që sajohet me kompjuter dhe dërgohet në serverat e posacëm. Programi quhet FileZilla është shumë profesional dhe krejtësisht falas.

Mënyra më profesionale për të krijuar faqe interneti pa përdorur gjuhët e programimit.
Kjo është mënyra më profesionle për të krijuar web faqe pa njohur gjuhët e programimit në HTML, PHP, ASP, apo gjuhe tjera. Mos u frikësoni edhe kjo është shumë e thjeshtë, madje shumica e faqeve internetit tashmë po integrohet kësaj rruge. Profesionista të kësaj fushe kan krijuar programe falas pra open source që quhen CMS. Si funksionojne këto programe të mrekullueshme? Edhe këtu kemi dy mënyra njëra pak më vështirë dhe tjetra krejtësisht e thjeshtë. Sapo ishin krijuar u përdoreshin mënyra më të vështira, që mund ta përdorni akoma por nuk është e keshillueshme, Shkoni tek faqja ku ju adresojnë linqet shkarkoni programin pastaj e ngarkoni në host , bëni konfigurimin duke krijuar database sepse është e domosdoshme. Ndërsa mënyra më e thjeshtë është të shkoni tek hosti dhe më një klikim instalohet CMS që ju dëshironi dhe automatikisht krijohet dhe database.

si te krijojme faqe interneti me cms

Cilët janë CMS më të përdorur në botë falas
Cms janë vërtet të pafund por më të përdorurit në bote janë këto që po ju them më poshtë dhe janë falas, numrat e perdoruesve nuk i them une por këto jane statistikat ju mund ti kërkoni dhe në internet.

Blogger është piataforma e gjigantit Google. Me këtë piataformë keni mundësinë të krijoni blogje falas me emrin.blogspot.com. Ndërsa në qoftë se dëshironi një blog pik com apo pik net mund të lidhni domainin dhe hostin sigurisht duke i paguar, mos u mundoni të krijoni faqe statike me këtë piataforme sepse është e posacme vetëm per blogje.
WordPress mundësohet në gjuhën eprgramimit PHP, është programi më i përdorur në bote. Me këtë cms janë krijuar rreth 65 milion faqe interneti, madje 81% e faqeve internetit Shqipetare apo gazetave online, janë të krijuara me këtë program. Wordpres u krijua në vitin 2003 nga Matt Mullenweg kur aij ishte në moshën 27 vjeqare, quditërisht edhe ky person i famshëm i botës së internetit është Amerikan. Me wordpress në fillim mund të krijoje vetëm blogje, thjeshtësija e tij ekstreme bëri që ta përdorin një numer i madh përdoruesish, duke krijuar shtojca të shumta dhe agjornime, në të njëjtën kohë duke mbajtur thjeshtësin e tij, u bë një gjigand ku mund të krijoni jo vetëm blogje por të gjita tipet e website.
Joomla Deri para pak viteve ky ishte mbreti i cms, është shumë i mire për të krijuar faqe dinamike, shumë elastik dhe i përshtatet të gjitha nevojave duke instaluar shtojcat e të gjitha llojeve, joomla vazhdon të ketë shumë përdoruesa, por me ardhjen e wordpress ka bërë që një pjesë të largohen nga ajo, pjesa tjetër madje as që nuk lodhet ta mësojë këtë program sepse është me i vështirë se i pari.
Drupal është më i vështirë të përdoret por me këtë cms mund të bëhën faqe të komplikuara, ku mund të bëhet krahasimi i produkteve që kemi vënë brenda faqes, si përshembull forcat e dy ose më shumë aparateve fotografikre apo automjeteve ose diqka tjetër.
Magento Me të gjith CMS mund të krijojme dyqane online duke përdorur shtojca të posacme por Magento është numeri një për krijimin e dyqaneve online pra në internet.
Të gjitha ato programe që ju tregova më siper keni mundësinë ti modifikoni kodin HTML apo PHP e tjera, madje ato përdoren edhe nga webdesigner profesionista për klientat e tyre, pra jo vetëm nga ato që nuk dinë gjuhët e programimit por edhe web designer, sepse shkurton shumë orë pune. Duhet të dini që një web faqe apo një blog ose diqka tjetër, sa më shumë informacione ti vendosni brenda saj, aq më profesionale do të jetë ajo.

0 comments:

Post a Comment

 
Titulli i Blogut cha0s-KhC © 2016-2017. All Rights Reserved Seo123.ml seo123.ml
Top