Si të krijojmë një blog falas me katër hapa të thjeshtë




come-creare-un-blog-735x400



Krijimi i një blogu mund të duket një detyrë e vështirë e ndoshta nuk dini nga t’ia filloni. E vërteta është se të krijosh një blog (falas) nuk është aspak e vështirë. Çfarë po prisni? Bëhuni edhe ju pjesë e sferës së blogjeve sot! Këto hapa janë gjithçka që ju nevojitet për të krijuar një blog të thjeshtë:
Vështirësia: e lehtë
Koha e nevojshme: më pak se 30 minuta

Hapi 1: Zgjidhni një softuer blogimi falas

Lexoni artikuj nga About.com Web Logs që ju ndihmojnë të zgjidhni softuerin më të përshtatshëm të blogimit për ju.
Hapi 2: Regjistrohuni për një llogari dhe krijoni blogun tuaj
Artikujt nga About.com Web Logs ofrojnë udhëzime hap pas hapi që ju ndihmojnë të krijoni një blog me dy nga softuerët më të përdorur falas; Blogger.com dhe WordPress.com.
Hapi 3: Përzgjidhni temën dhe detajet e tjera…
Gjatë procesit të regjistrimit për llogarinë tuaj të re në blog, duhet të zgjidhni temën e blogut. Ndoshta duhet të mendoheni pak para se të filloni nga modifikimi i disa prej preferencave për blogun tuaj që ju mundëson softueri i blogut, si emri i autorit, procesi i komentit dhe modelimit, e kështu me radhë…
Hapi 4: Filloni blogimin

Pasi keni përfunduar hapat nga i pari tek i treti, jeni gati të bashkoheni me blogsferën dhe të filloni të botoni përmbajtje në blogun tuaj. Ka shumë mënyra për ta personalizuar me plug-ins, feeds, blogrolls, etj.

15 mënyra për të promovuar një postim në blog pasi e keni botuar
Shumica e trafikut që vjen në një postim blogu ndodh ditën e parë pas publikimit, prandaj është e rëndësishme t’i promovoni postimet tuaja. Ja 15 mënyra se si ta bëni këtë në rrjete sociale:
1. Tweet postin e blogut tuaj për ndjekësit tuaj në Twitter
Ka shumë mënyra që ju mundësojnë të publikoni automatikisht një link të blogut tuaj më të fundit në “Twitter stream-in” tuaj, ose mund ta ndani manualisht.
2. Ndajeni postimin e blogut në Facebook
Duke marrë parasysh sa shumë njerëz e përdorin, ka më shumë gjasa që lexuesit e blogut tuaj të ke kenë edhe Facebook. Prandaj sigurohuni të ndani një link për postimin e blogut si në profilin tuaj në Facebook edhe te faqja e Facebook- ut të blogut (nëse hapni një të tillë).
3. Ndajeni postin në Pinterest
Pinterest është një sajt vizual dhe social. Nëse përfshini foto në postimet e blogut, atëherë Pinterest është një vend shumë i mirë për t’i promovuar.
4. Ndajeni postin në Google+
Google+ është një mjet i fuqishëm për promovimin e postimeve të blogut dhe s’duhet humbur.
5. Ndajeni postin me ndjekësit tuaj në LinkedIn
Nëse shkruani një blog për një biznes, karrierë, ose temë profesionale, atëherë LinkedIn është një nga vendet më të rëndësishme për të promovuar postimet tuaja.
6. Ndajeni postin me anëtarë të grupeve LinkedIn në të cilat bëni pjesë
Nëse jeni pjesë e ndonjë prej grupeve të LinkedIn (mund të jeni pjesë e mbi 50 grupeve LinkedIn) dhe nëngrupeve të pafundme brenda këtyre 50 grupeve me një anëtarësim falas në LinkedIn, atëherë mund të ndani linke dhe copëza të postimeve të blogut tuaj përmes këtyre grupeve. Sigurohuni vetëm që të ndani vetëm postime të rëndësishme blogu, që pjesëtarët e tjerë të grupit të mos mendojnë se ju intereson më shumë promovimi i vetes sesa lidhja në rrjet me ta.
7. Përfshini një link të postit në Newsletter-in e “e-mail”-it tuaj
Nëse keni një formë e-mail opt-in në blogun tuaj dhe mblidhni adresa e-mail-i nga lexuesit që t’u dërgoni “e-mail newsletters” dhe komunikime atyre, atëherë zgjidhni “e-mail messages”, që janë një vend i shkëlqyer për të ndarë linket në postimet e blogut tuaj.
8. Ndajeni Link-un me njerëz shumë të ndjekur në rrjetet sociale dhe blogerë, me të cilët keni marrëdhënie
I keni kushtuar kohë gjetjes së personave që kanë shumë ndjekës nëpër rrjetet sociale, që kanë vëmendjen e grupmoshave të blogut tuaj? Keni filluar të keni një komunikim me ta? Nëse përgjigja është po, atëherë duhet të ndani linke të postimeve tuaja më të mira dhe më të dobishme me ta dhe t’i pyesni nëse do t’i ndanin me ndjekësit e tyre (nëse ju pëlqen postimi). Sigurohuni të mos i kaloni në “spam”, por tregohuni shumë përzgjedhës për postimin e blogut që do t’u kërkoni të shpërndajnë.
9. Mendoni si ta ristrukturoni postimin
Menjëherë pas publikimit të një postimi në blog, duhet të mendoni si ta ristrukturoni përmbajtjen brenda atij postimi për ta risjellë sërish e për ta bërë më afatgjatë.
10. Ndajeni postimin në faqe sociale “Bookmarking” si “StumbleUpon”
“Bookmarking” social mundëson ndarjen e postimeve të blogut tuaj me njerëz që kërkojnë në mënyrë aktive përmbajtje të mirë.

Mënyra të lehta për të fituar para duke bloguar

Nëse doni të fitoni para duke bloguar, mund ta bëni pasi nuk është aspak e vështirë! Sigurisht, sasia e parave që do të fitoni varet nga cilësia e blogut dhe përpjekjet tuaja të vazhdueshme për të rritur audiencën dhe ndjekësit.
1. Bëhuni pjesë e një programi reklamimi
Ka shumë programe të vlefshme reklamimi ku mund të bëhen pjesë blogerët. Një nga programet më të njohura reklamues dhe më të lehtët për ta aplikuar në blogun tuaj është Google AdSense.
2. Bëhuni pjesë e një programi anëtarësimi
Ka shumë kompani që ofrojnë programe që ju mundësojnë të regjistroheni si anëtar i kompanisë dhe të fitoni para. Amazon Associates është një nga më të njohurat dhe më të lehtat për t’u përdorur nga blogerët.
3. Bëhuni pjesë e një programi anëtarësimi në Rrjet
Ka disa rrjete anëtarësimi reklamimi që lidhin reklamuesit online me blogerët. Commission Junction është një nga rrjetet më të njohur të anëtarësimit për reklamim.
4. Shitjani hapësirën tuaj direkt reklamuesve
Mund të provoni të shisni hapësirën tuaj reklamuese direkt te reklamuesit. Fatmirësisht, ka sajte si BuySellAds.com për ta bërë më të lehtë shitjen e hapësirës tuaj reklamuese.
5. Publikoni postime dhe kritika me pagesë
Mund të shkruani postime në blogun tuaj në këmbim të pagesës dhe ka disa uebsajte që lidhin blogerët me kompani dhe individë që duan opinione ose diskutime për produktet dhe shërbimet e tyre. Duhet të gjeni mënyrën se si të publikoni një postim të sponsorizuar në blogun tuaj, që të mos ndikojë negativisht tek ndjekësit.
6. Shisni mallra
Ka disa uebsajte që ua bëjnë jashtëzakonisht të lehtë blogerëve krijimin e dyqaneve të tyre online, ku mund të shisni mallra të zakonshëm dhe të fitoni para duke e bërë: CafePress, Zazzle dhe Printfection janë tre nga sajtet më të njohur për të krijuar dyqanin tuaj online.
7. Bëhuni bloger profesionist
Nëse shkruani mirë, mund të punoni në mënyrë autonome si bloger profesionist! Kini parasysh që tarifat e punës si bloger ndryshojnë në mënyrë të shpejtë, prandaj sigurohuni që çdo mundësi të përkojë me qëllimet tuaja afatgjata të blogimit.
8. Bëhuni pjesë e një rrjeti blogimi
Ka disa rrjete që përfshijnë një sërë blogesh dhe blogerësh që publikojnë të gjithë nën një firmë më të madhe ose kompani. Shumë nga këto rrjete u paguajnë blogerëve një tarifë ose një përqindje nga fitimet e reklamimit, në raport me numrin e postimeve (madje disa rrjete paguajnë një tarifë dhe një përqindje të fitimeve nga reklamat).
9. Kërkoni donacione
Edhe pse ka pak gjasa të fitoni para nga donatorët është e lehtë të shtosh një buton donacionesh PayPal; asnjëherë nuk i dihet se kush mund të tregohet bujar!


0 comments:

Post a Comment

 
Titulli i Blogut cha0s-KhC © 2016-2017. All Rights Reserved Seo123.ml seo123.ml
Top