Sa i rëndësishëm është SEO në ndërtimin e faqeve të internetit?

Si të ndërtoni një faqe interneti të kompletuar ose nje e-shop që të ketë njëkohesisht SEO, web design të përshtatshëm dhe të jetë plotësisht funksionale

Optimizimi i një faqeje interneti ose SEO (search engine optimization) përfshin një sërë procedurash dhe ndërhyrjesh që bëhen në strukturën dhe përmbajtjen e faqes me qëllim renditjen sa më larte në motorrët e kërkimit si p.sh. në Google.

Një renditje e tillë ka si rezultat rritjen e shikueshmërisë ose trafikut të faqes nëpërmjet rezultateve organike (organic results) d.m.th. të rezultateve të përdoruesve të internetit që kërkojne në motorrët e kërkimit me fjalë kyç të cilat kanë lidhje me përmbajtjen e faqes.

SEO nuk duhet të ngatërrohet me një procedurë të thjeshtë reklamimi ashtu sikurse paraqitet nga shumë kompani apo studio SEO. Është më e komplikuar se kaq dhe kërkon një ekip të specializuar për të arritur rezultate të mira.
Në qoftë se dëshironi të krijoni një faqe interneti apo e-shop ose të ndryshoni faqen ekzistuese mos hezitoni të na kontaktoni. Personeli jonë i specializuar do t’ju vizitojë në ambientin tuaj për një vizitë konsultive falas.

0 comments:

Post a Comment

 
Titulli i Blogut cha0s-KhC © 2016-2017. All Rights Reserved Seo123.ml seo123.ml
Top