Çfarë është Adsense?


google

Google AdSense  është një nga mënyrat për të fituar para online, mund të shkoj kohë e gjatë që të mos fitoni ndoshta as 40 cent, mirepo ndonjëher mund të arrijë edhe në shuma marramendëse.

Çfarë është Adsense?


AdSense është një program i krijuar nga Google, që lejon blogerat dhe pronarë të webfaqeve të fitojnë para duke shfaqur reklamat e googles. Besoj se të gjithë keni parë reklama në çdo webfaqe që keni hyrë shumica e këtyre janë reklama nga Google AdSense.

Janë dy mënyra për të përfituar para nga Google AdSense

  • Përshtypjet (Impressions) – Kjo është e bazuar se sa vizitorë kanë lexuar postime në blogun/faqen tënde dhe kanë parë reklama.

  • Klikimet (Clicks) – Kjo është e bazuar se sa vizitorë kur kanë hyrë në blogun/faqen tënde kanë klikuar në ato reklama (Kurr mos klikoni në reklamat e juaja)


Për ta bërë më të thjeshtë, ju krijoni një llogari në Google AdSense dhe vendosni kodin në webfaqen e juaj. Ju mund të zgjedhni se si dhe ku reklama juaj do të shfaqet, ç’farë reklama pranoni etj. Pasi të arrini minimumin 100$ që Google AdSense ka caktuar, Google do ju dërgoj njëcheck në shtëpinë tuaj ose të transferoj direkt ato në llogarinë e juaj bankare.

Kush lejohet të ketë AdSense


Nëse përdorni Blogger, mund ti monetizoni paratë dhe të krijoni një llogari në AdSense.

Nëse keni webfaqe të ndërtuar me WordPress CMS, gjithashtu pa problem mund të krijoni AdSense account dhe të shfaqni reklama në webfaqen tuaj. Mirëpo jo nëse përdorni wordpress falas (psh. porositweb.wordpress.com).

D.m.th të gjithë ata që kanë të krijuar webfaqe me domain siporositweb.com, tesheshi.com dhe jo si porositweb.wordpress.com osetesheshi.weebly.com lejohen që të kenë llogari në AdSense.

Sa mund të fitoj


Siç ju thashë edhe më herët nuk do bëheni i pasur shpejtë duke përdorur AdSense. Unë personalisht i kam bërë 30$ për rreth 9 muaj, gjithsesi muajin e kaluar i kam bërë 64$. Përsëri është shumë pak krahasuar me blogerat e tjerë, ka njerëz që punojnë 24/7 dhe sigurojnë të ardhurat ndoshta vetëm nga Google AdSense, mirëpo duhet kohë e gjatë që të arrini deri në atë cak duhet të keni trafik të madh vizitorësh që të fitoni shuma të mëdha.

Disa reklama janë më shumë të vlefshme për klikim se disa të tjera, kjo varet edhe se sa vizitorë në ditje keni, apo fjalët kyçe që vizitori ka kërkuar, përqindja e vizitorëve se sa vizitorë kanë klikuar vetëm një reklamë të vetme etj. Ka shumë faktorë që e determinojnë se sa para do të fitoni, dje përshembull një klikim më ishte paguar 2$ kurse sot një klikim as 30 cent. Shumë njerëz bëhen të padurueshëm pasi kanë shfaqur kodin e Google AdSense për disa muaj rresht, edhe nuk kanë përfitu as 10 $, mirëpo duhet të bëheni të durueshëm, të shikoni mënyra se si të rritni trafikun e vizitorëve, të vendosni reklama që vizitorëve ju interesojnë etj.

Si mund të përfitojë më shumë nga Google AdSense


Parimisht, edhe ju  vetë jeni në dijeni  se për të përfituar të holla më shumë nga AdSense është që të rritet numri i vizitorëve në webfaqe.

Kur njerëzit kanë një problem, ata zakonisht shkojnë dhe kërkojnë në makina kërkimi si Google, Bing apo Yahoo. Nëse ju në faqen tuaj keni një postim rreth atij problem, duke përdorur SEO do të ju ndihmojë që postimi juaj të dal në faqen e parë të makinave të kërkimit, SEO gjithasthu do ndihmojë edhe reklamat e adsensit të shfaqen në lidhje me atë problem, ndoshta pikërisht ajo reklamë do jua zgjedh problemin që vizitori ka mirëpo që nuk e ka gjetur në postimin tuaj.

Shembull:  Le të themi se unë kam shkruar një artikull për webfaqe dhe unë në atë artikull kam përdorur SEO teknika që të ndihmojë Google se për çfarë teme bëhet fjalë postimi im dhe postimi im ta zëmë do jetë  i dyti apo i treti në faqen e parë të Googles dhe kur njerëzit hynë në google dhe kërkojnë termin “webfaqe profesionale”,  AdSense gjithashtu do ta dijë se çfarë teme ka artikulli im dhe do ta shfaqë një reklamë afër atij postimi p.sh “Create your own webpage for only 299$” etj.

Kështu pra se çfarë ka rëndësi më së shumti është që webfaqja/blogu juaj të jetë i rifreskuar që do ditë me artikuj të freskët të shkruani për tema që mendoni se vizitorët janë më shumë të interesuar, të rritni trafikun ditor, javor dhe mujor në blog dhe vetëm atëher , fitimet nga AdSense do fillojnë të rriten.

E RËNDËSISHME!


Janë disa gjëra qëuhet ti dini rreth Google Adsense para se të filloni të shfaqni kodin e tyre në blogun/faqen tuaj.

  1. Kurrë, mos klikoni në reklamat e juaja.Nëse ju skeni frikë rreth kësaj pune, ta dini se Google pak a shumë din gjithçka. Dhe mund t’ua dëshmojnë nëse ju jeni duke klikuar reklamat e juaja. Unë personalisht kur hapa adsense account kam klikuar rreth 50 herë në reklamat e mija dhe shihja rezultatet rreth 400$ për një javë, mirëpo javen tjetër më përjashtuan nga programi i tyre (I got banned).

  2. Kurrë, mos i inkurajoni antarët e familjes apo miqtë të klikojnë në reklamat e juaja.Sikur më lart kurrë mos mendoni se google nuk mund ta dijë se ju e keni bërë këtë gjë, nuk e di se si mund ta dijnë por kam pa shumë kolegë të përjashtohen nga program i AdSense. THJESHT MOS E BËNI!!.

  3. Jeni vigjilent te klikimet që ju vijnë. Nëse mesatarja gjithnjë ka qenë 10 klikime në muaj, dhe papritmas ju vijnë rreth 200 klikime për 2 ditë, qartazi dallohet se diçka ka shkuar keq. Nëse e keni nervozu dikon edhe ata s’dijnë qysh mu hakmerr ndaj teje e dijnë që ti merresh me Google Adsense edhe ai fillon të klikon në të gjitha reklamat që ti ke, dhe ju përjashtoheni nga programi i AdSense edhe pse s’keni bërë asgjë.

  4. Mos përdorni më shumë se 3 hapsira për reklama në një faqe të vetme. Google lejon deri në 3 hapsira reklamimi në një faqe. Kështu që nëse ju keni një në krye të faqes një në anen e djathtë dhe një në fund të faqes, nuk duhet të keni më. Gjitashtu nuk duhet vendosur reklama vend e pa vend se do humbni edhe vizitorë, edhe nëse jeni ndoshta i mire në SEO strategjinëse vendosni reklama vend e pa vend lexuesit e blogut do mërziten dhe nuk do hyjnë më kurrë në atë faqe. Ka shumë mënyra për të vendosur reklama pa e bërë webfaqen të shëmtuar.

0 comments:

Post a Comment

 
Titulli i Blogut cha0s-KhC © 2016-2017. All Rights Reserved Seo123.ml seo123.ml
Top