si te hapesh nje blog



Cfare eshte nje Blog

 

BLOG te gjithe e kane degjuar fjalen, por jo te gjithe e dine se cfare eshte nje blog. Nga ana gjuhesore nje blog eshte shkurtim i fjaleve web-log. Nga ana praktike eshte nje ditar personal online ku njerezit shkruajne per pasionet e tyre. Vete fjala ditar personal ben qe cdo njeri te kete mundesine te hapi nje blog online, dhe temat e bloggers (shkrimatereve te nje blogu) mund te jene nga me te ndryshmet. temat me te perdorura jane:

1- Komentimi i lajmeve dhe mediave
2- Analiza ne baze te eksperiences personale te produkteve teknologjike si celulare, kompjuter etj
3- Faqe guzhine
4- Faqe mode
5- Faqe per keshilla bukurie
6- Faqe fotografie
7- Ditar online i jetes se nje personi





Pse duhet te hapesh nje blog


Arsyet jane te ndryshme, por arsyeja kryesore mbetet deshira per te ndare me te tjeret pasionin tend me te madh. Nese ke pasion fotografine dhe deshiron te shohesh cfare te tjeret mendojne per te, menyra me e mire eshte te hapesh nje faqe personale si per shembull Kristi te http://aurevoirkristi.blogspot.com ose Eni http://albtranslator.blogspot.com/

 

Ka kush ka pasion gatimin, dhe deshiron te ndaje me te tjeret recetat dhe menyrat per te gatuar. Te tjere jane te fiksuar mbas make up dhe duan te japin komentet personale mbi produktet qe blejne, pasi i kane provuar. Kjo ben qe njerez te tjere qe kerkojne informacione mbi produktet te marrin nje mendim te vertete dhe jo reklamat te cilat thone qe cdo produkt ben mrekullira.


Kjo eshte nje menyre per tu ballafaquar me njerez te ndryshem, keshtu qe behuni gati per komplimenta por edhe per kritika. 

 


 

 

Si te hapesh nje Blog


Hapi i pare eshte zgjedhja e nje teme. Per cfare deshiron te shkruash? Ketu keni bere gjysmen e punes, pjesa tjeter eshte thjeshte teknike. Hap i rendesishem eshte edhe zgjedhja e titullit te faqes tuaj. Duhet te jete i thjeshte dhe i shkurter dhe te kete nje kuptim lidhur me temen per te cilen po shkruani.

 

Hapi i dyte eshte zgjedhja e sherbimit qe deshiron te perdoresh. Nje blog mund te hapet ne Blogger.com sherbim i ofruar nga Google, Wordpress.com,  typepad.com ose tumblr.com



Gjithcka eshte e gatshme ne keto sherbime. Regjistrihumi me nje adrese email. Pas regjistrimit do ju kerkojne te zgjidhni emrin qe deshironi ti jepni faqes tuaj, ngjyrat dhe formen qe deshironi. Mund te filloni te shkruani artikullin tuaj te pare. Nuk eshte e nevojshme te kesh nje dipllome ne informatike per te pasur nje faqe interenti personale.

 

Une personalisht ju keshilloj Blogger.com, edhe pse ka me pak dizenjo per faqen tuaj se sa Wordpress.com, eshte ai qe jep nje nga sherbimet me te mira.  

 

 

Ja si hapet nje faqe ne Blogger


Kjo eshte adresa ku duhet regjistruar dhe eshte faqja ku do hyet edhe ne te ardhmen per te shkruajturi artikuj te rinj, per te pare statistikat e faqes suaj, ose per tju pergjigjur komenteve qe behen ne faqen tuaj.


 

HAPI 1- Regjistrimi 

Vizitoni faqen blogger.com dhe shtypni butonin "Create you own Blog" per te filluar proceduren e regjistrimit.

 


 

HAPI 2- Krijimi i nje account me Google

Ky hap eshte i domosdoshem vetem nese nuk keni nje adrese email Gmail.

 


 

HAPI 3 - Beni Sign In me adresen tuaj Gmail

Nese keni nje email Gmail nuk ka nevoje te krijoni nje account Google, mund te regjistroheni direkt me adresen tuaj email.

 



HAPI 4 : Vendosni emrin e blogut tuaj

Blog Title: eshte titulli qe do dali ne fillim te faqes tuaj

Domain Name: eshte adres qe deshroni te kete faqja juaj, e ndjekur nga.blogspot.com

Titulli dhe Domain mund te jene njesoj ose te ndryshem, kjo varet nese eshte i lire Domain qe deshiron. Per shembull nese deshiron te keshe si domain fjalen LOVE qe te kesh adresen http://love.blogspot.com me siguri nuk do mundeni sepse dikush tjeter e ka kete adrese. Por mund te vendosni titullin LOVE dhe adresen AlabaniaLove.blogspot.com.

 



HAPI 5- Zgjidhni formen qe deshironi per faqen tuaj. 

Quhen TEMPLATE dhe ka te ndryshem, me ngjyra, bardhe e zi, me 2 rreshta ose me tre. Zgjidhni dicka te thjeshte si fillim, me kalimin e kohes mund te provoni template te ndryshem.



HAPI 6 - Urime, ja ku keni faqen tuaj personale



HAPI 7 - Shkruani artikullin tuaj te pare

Ketu cdo gje eshte e thjeshte, vendosni titullin, tekstin dhe ja ku keni artikullin tuaj te pare. 

 



Ishte kaq e thjeshte.

 

0 comments:

Post a Comment

 
Titulli i Blogut cha0s-KhC © 2016-2017. All Rights Reserved Seo123.ml seo123.ml
Top