Zanfina

Vendlindja: Prishtinë
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 29 Vjeç
Ditëlindja: 10 Maj 1986
Shenja e Horoskopit: Demi
Këndon kryesisht:PopZanfina është një këngëtare shumë e njohur. Zanfina Ismaili fitoi vendin e parë në festivalin e verës "Çelësi muzikor" që është mbajtur në Prishtinë. Deri me tani ajo ka një album te edituar më 2003 të quajtur "Zani" dhe disa videoklipe nder të cilat janë : "Gajdexhiu", "Cocaina" i cili ishte i punuar me qëllime humanitare dhe fliste kundër drogës, pastaj vije në radhe dueti i saj me motrën Adelinën i quajtur "Dy motra një frajer", pas këtij videoklipi me motrën ajo beri BOOM me këngën dhe klipin "Partizani i vogël"- klip i cili u pëlqye nga te gjithë sepse Zanfina ne të tregoi talentin për transformim duke ndërruar 7 stile. Ndërsa këtë vit ajo ka nxjerr në shitje hitin e saj më të ri të quajtur As i fundit as i pari videoklipi i te cilit mund të krahasohet me ata të huajt dhe me të cilin po then rekord në shikueshmëri në internet.

Sigurisht që secili nga ne kujtojmë hitin "Luftë apo Paqe" një këngë jashtzakonisht shume e thellë dhe me një interpretim mbreslënës e cila fitoi Çmimin e Parë në festivalin "Polifest 2003"

Në vitin 2004 ajo fito Çmimin e Parë ose Çmimin "Best Video" në "Zhurma Show Awards" me videoklipin e saj "Kokaina" si dhe
"Çmimin e Internetit".Në këtë video-festival ajo u paraqit edhe në vitin 2006 me videoklipin "As i fundit,as i pari" ku arriti të fitojë çmimin "Best Pop & Rock Video".Ndërsa në vitin 2009 morri "Çmimin Special" po në këtë festival.

Festivali Kombetar i Femijeve” ne Shkoder, ka qene nje prej aktiviteteve me te rendesishme e me te ndjekura gjate femijerise sime. Pikerisht ne skenen e ketij festivali nga viti ne vit u prezantuan disa prej emrave me te njohur te muzikes shqiptare.Nuk ishte nje prej festivaleve qe per nje arsye apo tjeter i sheh kudo sot, ishte nje festival i cili, per ata femije qe te ardhmen e tyre do ta investonin ne muzike, pjesmarrja ne te ishte nje domosdoshmeri. Pikerisht ne kete festival kam pare per here te pare Zanfinen (e cila u vlersua edhe me cmim). Nje vajze me floke te gjata e cila kercente fort, gje qe bente te binte shume ne sy e te vecohej nga te tjeret me prezantimin e saj. Mbaj mend ne ato caste dikush tha “Kjo eshte motra e Adelines!”. Qe prej atij momenti si me magji, cdo hap qe Zanfina ka hedhur ne karrieren e saj muzikore eshte shoqeruar pikerisht me kete fjali “Kjo eshte motra e Adelines!”. Kete vit vec, gjerat duket se po ndryshojne.Hit pas hiti videokip pas videoklipi, ajo nuk eshte me “motra e Adelines” por vec “motra e vetvetes” e per kete arritje te sajen jane krenare te dyja. Ne javet qe pasojne, afrohet nje tjeter moment kyc ne karrieren e Zanfines; Balkanvision-Festivali i Kenges Ballkanike. Ndersa per nje pjese te madhe te publikut, Balkanvision mund te jete nje tjeter Eurovision apo Eurovideo, per Zanfinen eshte nje rast ku perpara miliona spektatoreve mbarekombetare, do te kendoj ne menyre te drejtperdrejte hitin e saj me te fundit, duke i vene kapakun njehere e mire edhe nje tjeter thashethemi rreth vokalit te saj, i cili po ashtu si shume thashethemeve te tjera rreth kengetares nuk i dihet origjina. Gjithsesi mos u shqetesoni per Zanfinen, sepse ajo eshte “Made in Ismaili” nje familje qe prej dy dekadash ka sjell vetem sukses ne skenen e “Estrades shqiptare” e qe do vazhdoje me po te njejtin sukses edhe ne te ardhmen.Nuk po predikojme, ne e dime kete!


Ne vitin 2007 me insistimin e Top Chanel ajo merr pjese ne TopFest 4 ku merr Çmimin ''Digitalb'' me kengen Ti s'do tia dish per mua.
Projekti i saj i fundit per 2008 ishte soundtrack per filmin ''Koha e Kometes''.Gjithsesi ky eshte nje nder projektet me te kushtueshme ne kinematografine shqiptare dhe nje nder projektet e para kinematografike qe mblodhi perpara kameres ,aktore shqiptare nga mbare trevat.Ky videoklip ishte pjesmarrës në videofestivalin "Zhurma Show Awards" në vitin 2008 ku fitoi Çmimin "Best Video me motive nga filmat".

Nje tjeter e vecante, ka qene dhe perzgjedhja e nje kenge e cila do te lancoj vijen muzikore te filmit ne treg.Kengetarja Zanfina Ismaili eshte seleksionuar prej 15 kengetareve per te kenduar “Koha e kometes “ nje prodhim i Virusit.Kenga dhe videoja jane perfunduar ne Shkup gjate javes qe shkoi e dje jane promovuar ne Kosove.
Nga Zanfina mesuam se klipi i kenges do perfshihet dhe ne DVD e filmit dhe ajo eshte shume e kenaqur nga ky bashkepunim,sepse sic thote kengetarja, “Vertete jane profesionaliste te medhenje dhe jam ndjere e nderuar qe po punonim ne stilin hollivudian, sepse po me cmojne si artiste,po perfillin kerkesat e mia si dhe jam paguar, gje qe s'ndodh me produksionet shqiptare ne pergjithesi.” Ne lajme te tjera rreth Zanfines ne mesuam se i perfoluri bashkepunim midis Zanfines dhe Rezarta Shkurtes, nuk do te ndodhe. Ajo na tregoi se ka qene ne bisedime per nje duet me Rezarten,por per shkak te impenjimeve te shumta nje gje e tille nuk do te mund te behet e mundur.Te pakten jo per kete vit.

Në vitin 2012 ajo përfaqësoi Shqipërinë në "Festivalin Ballkanik të Ohrit" ku performoi hitin e saj te fundit të vitit 2012 "2 Minuta" ku arriti të fitojë Çmimin e Tretë.Kënga "2 Minuta" me të cilen ajo doli fituese e çmimit të tretë në këtë festival ishte punuar me muzikë nga Shkumbin Nebihu dhe me tekst të Avni Qahilit ndërsa videoklipi i kësaj kënge ishte xhiruar nga produksioni "Imagine Creative".

Në vitin 2013 Zanfina Ismaili nxjerr videoklipin dhe këngën e saj më të re e punuar nga Big Bang dhe me tekst të Vigan Bardhit,ndërsa videoklipi është xhiruar nga produksioni "ASHA".

PASAPORTA:
Gjatësia: 175 cm.
Pesha: 54 kg.
Ngjyra e syve: Kafe e mbyllur.
Ngjyra e flokëve: Kafe e çelur.
Ushqimi i preferuar: Kuzhina e nënës dhe ëmbëlsirat.
Muzika e preferuar: Të gjitha zhanret e muzikës.
Këngëtari/ja i/e preferuar: Të gjithë kolegët e mi.
Filmi i preferuar: Gothic.
Aktori/ja i/e preferuar: Jim Carrey, Jennifer Lopez
Pija e preferuar: Uji.
Ngjyra e preferuar: Rozë.
Talenti sekret: Aktrimi, imitimi.
Sporti i preferuar: Noti, vrapimi.
Sportisti/ja i/e preferuar: Shqipe Zogiani, Ronaldo.
Hobi: Ndihma ndaj shtazëve të pambrojtura.
Moto e juaj: Uji i qetë rrëzon shkëmbinjët.
Menaxheri: Mona.
Kompania inçizuese: Zico Company.
Shpërblimet e fituara: Vendi i parë në Polifest 2003, Çmimi i Internetit në "Zhurma Show 2004", etj.


 

0 comments:

Post a Comment

 
Titulli i Blogut cha0s-KhC © 2016-2017. All Rights Reserved Seo123.ml seo123.ml
Top