Trafik ne blogun tuaj

ping-blog-services-eklipsiPing është një mekanizëm me anë të cilit një blog lajmëron një server që përmbajtja e tij është azhurnuar apo artikujt janë shtuar. Sinjali gjithashtu mund të dërgohet në disa server-a që pranojnë Ping dhe më pas krijohet një listë me artikujt e rinj nga blog-e të ndryshme.

WordPress, në platformën bazë të saj ofron një shërbim të tille me opsionin pingomatic i cili ka patur një sukses të madh. Arsyeja kryesore në përdorimin e këtij lloji shërbimi është krijimi i trafikut për faqen tuaj, dhe gjithashtu ekspozimi i artikujve edhe në vende të tjera ku përdorues të internetit mund ti shikojnë dhe nëse artikulli ju duket interesant mund të vizitojnë faqen tuaj.

Ky lloj shërbimi do ndihmonte në zgjidhjen e “problemit” që ka blogosfera shqiptare. Problemi qëndron se blogosfera shqiptare ka nevojë për lexues shqiptarë, pra të krijojë rrjetin e lexueseve dhe të rrisë interesin tek ta.

Një shërbim të tillë, tanimë mund ta gjejmë edhe për shqipërinë, këtë gjë e ofron shërbimi i ri.

http://rpc.shqiperia.com

Për një shpjegim më të detajuar rreth këtij shërbimi mund të lexoni këtu:

Më shumë trafik në blogun tuaj

Eshtë për tu theksuar fakti që kemi filluar të marrim vizitat e para në kohë shumë të shkurtër sapo përdorëm këtë shërbim dhe jemi optimistë edhe për të ardhmen.

Si ta aktivizoni?
Më poshtë mund të shikoni në mënyrë të detajuar.

1) Fillimisht zbrisni poshtë në panelin e adminit tek Settings.

blog-al-eklipsi-1

2) Pastaj klikoni në opsionin Writing.

blog-al-eklipsi-2

3) Do shikoni që në mes të panelit është opsioni Update Services.

aty duhet të shtoni si në foto linkun që do bëhet ping. http://rpc.shqiperia.com

http://rpc.shqiperia.com
http://rpc.shqiperia.com

4) Së fundi klikoni Save Changes.

Save Changes
Save Changes

Shpresojmë që edhe ju do e gjeni këtë shërbim interesant, ashtu si ne!

0 comments:

Post a Comment

 
Titulli i Blogut cha0s-KhC © 2016-2017. All Rights Reserved Seo123.ml seo123.ml
Top