Dorian Qose
Dorian Qose
IT Specialist at BMC | Freelance Web Designer | Blogger at DorianQose.com
7 Menyra për të përmisuar marketingun e faqes tuaj me Google Analytics
April 14, 2015 • 74 Views • 2 Likes • 0 Comments

Si Të Rrisni Trafikun e Websitit tuaj Me Google Analytics

nga postimi në ThinkWeb.al http://bit.ly/1aq9ddU
Google Analytics është platforma e analizimit te trafikut web më e njohur në botë dhe përdoret nga çdo Webmaster. Sipas SimilarTech, pothuajse 61% nga 1 million websitet më të njohura në botë përdorin Google Analytics.

Megjithate, shumica e Webmaster-ave nuk e shfrytëzojnë ne potencialin e plote këtë platformë. Studime të bëra tregojnë që 80% e websiteve me shitje online (e-commerce) e përdorin Google Analytics në mënyrë të gabuar, ata thjesht shikojnë trafikun ditor të vizitorve, klikimet e faqeve dhe asgjë më tepër.

Si webmaster, ju mund ta përdorni ate në një mënyrë shumë më të avancuar dhe të përfitoni njohuri jashtëzakonisht të dobishme për të akorduar strategjinë e marketingut tuaj online në mënyrë më efiktive.

Në këtë postim, do të prezantoj disa mënyra për shfrytezimin në maksimum e te dhënave të gjeneruara nga platforma e Google Analytics për të përmirësuar përmbajtjen dhe strukturën e faqes tuaj te internetit, si dhe për të modifikuar SEO (Search Engline Optimization) dhe si rezultat të gjeneroni më shumë trafik online.

Si të rrisni Trafikun Organik me kuerit SEO dhe raportet nga Landing Pages

Një nga objektivat kryesore e ndjekjes në mënyrë të vazhdueshme të analitikës për websitin tuaj është që të identifikoni boshllëqet dhe të gjejni mënyra për të tërhequr më shumë trafik. Në Google Analytics, ju mund ta bëni këtë duke monitoruar kuerit SEO dhe raportet nga Landing Pages.



Por së pari ju duhet për të integroni llogarinë tuaj në Google Analytics me llogarinë në Google Webmaster Tools. Pasi këto platforma janë integruar, ju mund të shihni fjalët kyçe ne SEO që përformojnë më mirë për faqen tuaj si dhe kuerit (kërkimet) që marrin më shumë klikime në motorët e kërkimit.

Ja çfarë duhet të bëni:

Përdorni raportin SEO në Google Analytics që të shikoni klasifikimin e fjalëve kyçe, klikimet si dhe shikimet (impressions) të faqës tuaj.
Të klasifikoni fjalët kyçe në një listë më rang zbritës të shikimeve, dhe të shikoni cilat fjalë kyçe janë klikuar më shumë.
Këto janë fjalë kyçe për të cilat ju aktualisht po klasifikoheni mire në rezultatet e kërkimit në Google. Tani ju thjesht duhet të rrisni raportin Click Through Rate (CTR) për këto fjalë kyçe në mënyrë që të rrisni trafikun e faqës.
Per te përmirësuar Click Through Rate te këtyre fjalëve kyce duhet te:

Kufizoni titujt e faqeve dhe te postimeve ne blog me nje gjatësi rreth 55 karakteresh, dhe meta descriptions rreth 156 karakteresh.
Kuptoni kontekstin pse vizitoret tuaj kërkojnë fjalët kyçe me me shume klikime dhe te ndërtoni nje përmbajtje relative me këto fjale, duke patur gjitnome ne mendje qe se çfarë dëshirojnë vizitoret.
Si te rrisni trafikun e faqes tuaj me raportin e fjalëve kyce

Për të rritur trafikun duke përdorur fjalë kyçe me efikase në përmbajtjen e faqes tuaj, ju mund të përdorni raportit e fjalëve kyçe në Google Analytics. Per te aksesuar kete raport klikoni te “Traffic Source and Keyword Report”.



Ketu mund te gjeni fjalët kyce qe sjellin trafikun me te madhe ne faqen tuaj. Nese fokusoheni te 10 top fjalet kyce me sjellin trafikun me te larte, ja se si mund ti përdorni.

Mund ti përdorini ato si tags ne imazhet ne website.
Gjithashtu përdorini këto fjale kyce ne titujt e imazhe ne website.
Perdorni te njëjtën fjale me trafik te larte ne titullin e faqes dhe ne përshkrimin e faqes.
Nderoni linqet e brendeshme ne faqe duke përdor këto fjale kyce, por sigurohuni qe këto fjale te jeni te ankoruara dhe me fjale te tjera lidhëse ne menyre qe te ngjajnë me te personalizuara. Persh. per nje dyqan online, ne vend te “kepuce lekure” mund te vendosni “shikoni këpucët moderne lekure” ngjan me e personalizuar apo jo?
Krijoni postime ne Blog qe do te perbajne këto fjale kyce.
Si të gjeneroni më shumë trafik duke përdorur raportin Referrals

Trafiku i faqes tuaj mund te ndahet ne tre kategori:

Organic Search Traffic – Eshte trafiku qe merr faqja juaj nga motorët e kërkimit sic eshte Google, Yahoo, Bing etj.
Referral Traffic – Eshte trafiku qe mbërrin te faqja juaj si referim përmes nje burimi nga nje website tjetër.
Direct Traffic – Eshte trafiku nga aksesimi i faqes web duke klikuar direkt adresën e sakte, si per shembull www.ThinkWeb.al.
Per te maksimizuar trafikun Referral, ju mund te përdorni raportin “Source and Referral Report”. Aty mund te gjeni top faqet qe ju dergojen me shume trafik. Zakonisht faqet referuese ndahen ne nje nga këto kategori. Ja se çfarë mund te bëni per secilin prej tyre.

Komunitete dhe forume online: Per te maksimizuar trafikun e ardhur nga komunitete dhe forume online sic janë Quora(link), Triberr(link), Reddit(link) ose te tjera, ju duhet te shpenzoni me shume kohe duke marr pjese ne diskutime te ndryshme përmjet këtyre faqeve. Perpiquni qe te ndihmoni te tjerë me ekspertizën tuaj dhe fokusohuni qe te ndërtoni nje reputacion te mire. Ne te njëjtën kohe, shperdani përmbajtjen e faqes tuaj kudo qe te jete e pershtashme.
Websites dhe Blogs: Nese nje blog ju dërgon shume trafik, përqendrohuni ne ndërtimin e nje bashkëpunimi frutedhenes me administratorin e websitit/blog ne menyre qe te zbuloni dhe mundësi te tjera promovuese. Ju duhet te krijoni links te faqja juaj qe drejt këtyre blogs dhe te komentoni rregullisht ne postimet e tyre. Gjithashtu duhet te kontribuoni disa postime ne këto faqe/blog.
Mediat Sociale: Identifikoni rrjetin social qe ju dërgon me shume trafik. Identifikoni strukturën me te suksesshme per nje postim. Gjithashtu nëse postoni ne menyre me frekuente dhe duke ndjekur postimet me te pelqyra me siguri qe do te merrni me shume trafik.


Per te përmirësuar konvertimin (convertion rate) e trafikut te referuar mund te ndërtoni landing pages te veçanta ose mesazhe te personalizuara per secilin nga këto rrjete sociale. Hello Bar (link) eshte nje plugin qe mund te ju ndihmoje per kete qellim.

Si të përmirësoni angazhimin e vizitorve në Blog duke përdorur raportin Content Overview në Google Analytics

Njerezit vizitojnë faqen ose blogun tuaj per shkak te përmbajtjes se tij. Nese faqja juaj zgjidh nje problem te tyre, përgjigjet ne pyetjet e tyre ose i ndihmon ne nje tjetër çfarëdo, ata do te vazhdojnë te vizitojnë faqen tuaj vazhdimishte per te lexuar postime te reja.



Pra eshte e rëndësishme qe te identifikoni përmbajtjen qe ju sjell me shume trafik. Per kete, mund te përdorni rapotin “Content Overview Report” ne Google Analytics. Perdoreni kete raport qe te gjeni top-permbajtjen qe performon me mire, dhe te zbuloni trendët dhe shijet e vizitoreve prej saj.

Mbajini nen kontroll postimet dhe faqet qe gjenerojne me shume trafik. Identifikoni se çfarë përmirësimesh mund te bëni ne fusha te ndryshme dhe mundohuni ti bëni ato me gjithëpërfshirëse. Ne te njejte kohe, ju mund te krijoni postime te reja qe i kompletojnë këto postime.

Kjo do te ju ndihmoje per te rritur angazhimin e vizitoreve dhe kohen mesatare qe shpenzojnë ata ne faqen tuaj.



Si të përdorni raportin User Flow për të shtuar konvertimet

Nje nga objektivat me kryesore te tërheqjes te trafikun ne faqen tuaj eshte konvertimi ne abonentë (subscribers ose leads). Ky raport konvertimi eshte akoma dhe me i rëndësishëm se sa trafiku i faqes. Qe te siguroheni qe trafiku ka nje konvertim te larte, ju mund te përdorni raportin “User Flow” ne Google Analytics.

Ja se çfarë duhet te bëni:

Hapni raportin “User Flow” ne Google Analytics.
Klasifikoni kete raport ne baze te trafikut, burimit, vendndodhjes, tipit te pajisjes etj.
Identifikoni boshllëqet ne konvertim, dhe theksoni trafikun ne nje faqe specifike konvertimi.
Analizoni mesataren pikës se largimit nga faqja ne hinkën (funnel) nga mbërritja e vizitorit deri ne largimin e tij.


Pasi te keni identifikuar pikat e dobëta ne hinkën e konvertimeve, ju mund ti përmirësoni ato duke bere veprimet me poshtë:

Krijoni anketa ne pikat kyce e largimit te vizitoreve nga faqja juaj duke përdorur programe si Qualaroo per te zbuluar pse ata po largohen.
Bazur ne feedback-un qe do te merni, ndërtoni testime A/B per te adresuar kundërshtimet e tyre.
Identifikoni dhe pika te tjera kyce dhe përsërisni te njëjtën procedure per te sjell përmirësim ne konvertime.


Si të optimizoni eksperiencen e vizitorve me pajisje Mobile

Trafiku nga vizitoret me pajisje mobile eshte ne rritje te vazhduar eksponenciale. Ju nuk mund mos ti kushtoni rendesi kësaj pjese te vizitoreve kur ndërtoni strategjinë tuaj online. Per te zbuluar eksperiencën mobile te faqes tuaj, përdorni raportin “Mobile Report” ne Google Analytics.

Dy faktorët ku duhet te fokusoheni eshte Bounce Rate dhe Time on Site. Nese Bounce Rate eshte i larte, ju mund te duhet te bëni dryshime ne dizajnin dhe ne përmbajtjen e faqes. Gjithashtu identifikoni tipet e pajisjeve qe kane Bounce Rate me te larte per te krijuar nje ide me te qarte per arsyet qe çojnë ne kete rezultat.

Si fillim, sigurohuni qe po keni nje website responsive qe pershtatet respektivisht ne PC, Tablet, Mobile etj. Gjithashtu përpiquni qe te identifikoni pse vizitoret largohen nga faqja juaj dhe cili eshte ky segment. Ndertoni test A/B per te pare se çfarë opsionesh funksjonojne me mire per ju.



Si të përdorni raportin Audience Report për të përsonalizuar mesazhet tuaja

Nëse keni ne administrim nje website qe kryen shitje online, mund te përmirësoni konvertimet konsiderueshëm duke u siguruar vizitoreve nje eksperience te personalizuar gjate lundrimit ne faqen tuaj. Per kete, mund te përdorni raportin “Audience Report” ne Google Analytics.



Duke përdorur kete raport, mundohuni qe te identifikoni preferencat e caktuara nga grupe te ndryshme te vizitoreve te faqes. Zakonisht do te keni disa grupe audience qe janë te interesuara ne te njëjtën përmbajtje ne faqen tuaj.

Krijoni mesazhe te personalizuara per vizitore te tille dhe duke u treguar produktet dhe shërbimet qe u interesojnë me shume te parat. Kjo taktike eshte shume efektive ne pothuajse 60% e blerësve te dyqaneve online deklarojnë qe preferojnë blerjet nga dyqane te tilla te personalizuara sipas shijeve dhe kërkesave specifike te tyre.



Përmbledhje

Google Analytics eshte nje platform shume e avancuar per analizimin e faqeve te interneti qe mund te perdoret per te nxjerrur njohuri shume te vlefshme nga trafiku i vizitorve. Duke përdorur raporte dhe statistika te ndryshme ne Google Analytics, ju mund te identifikoni mangesirat ne dizajnin, përmbajtjen ose strukturës te faqes tuaj, dhe te kryeni përmirësimet e duhura. Nese ju dini si ta përdorni mire kete platforme, ajo mund te luaje nje role kyçë per t’ju ndihmuar ne zhvillimin e nje strategjie te sakte per marketingun e faqes tuaj te internetit

0 comments:

Post a Comment

 
Titulli i Blogut cha0s-KhC © 2016-2017. All Rights Reserved Seo123.ml seo123.ml
Top